Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Teatri per femije “Hirushja” te Liceu Artistik “Jordan Misja” Tirane

Të dashur miq të vegjël të Teatrit të Kukullave!✨😊

Ejani të ndiqni këtë fundjavë shfaqjen “Hirushja” e cila është shkëputur nga kolana e artë enkas për ju!
Në Sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:

Shfaqja “Hirushja” 😍

13 Prill, E Shtunë, Ora 10 : 30,11:30⏲
14 Prill, E Dielë, Ora 10 : 30, 11:30 ⏲

Një komedi satirë e cila shtjellon një ngjarje tejet të njohur nga fëmijet por sjellë në një mënyrë komike si nga gjuha ashtu edhe nga situatat në të cilat vendosen personazhet. Hirushja është ajo vajza e dlirë, e dashur, punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj të cilat, jo vetëm i kane marrë shtëpinë dhe gjithë c’ka por, duan ti marrin edhe shpirtin. Një mbret i cili do me cdo kusht të martojë të birin dhe ti kalojë detyrimet që të jetojë ca kohe i qetë e të shijojë nipa e mbesa. Një Lolo të cilit i bien të gjitha barrat në shpinë dhe mundohet të cojë cdo porosi të të Zotit në vend. E gjithë jeta e tyre merr kthesë kur mbreti pa pyetur askënd vendos të martojë djalin brënda natës. Situata të shpejta, etyde komike dhe pak pluhur magjik dhe cdo gjë shkon në vend sic duhet të ishte.

Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” cdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Çmimi i biletës : 100 Lekë

Date

13 - 14/04/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Liceu Artistik Jordan Misja

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.