Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Teatri per femije “Roza dhe Fati” te Liceu Artistik “Jordan Misja” Tirane

Të dashur miq të vegjël të Teatrit të Kukullave!✨

“Roza dhe Fati” kjo legjendë e bukur dhe emocionuese do të jetë këtë fundjavë në datat 28-29 tetor.😍
Ejani fëmijë! Ju presim të gëzojmë së bashku në cdo fundjavë!
Rozafa është një nga legjendat më të bukura dhe më domethënëse të folklorit shqiptar. Tre vëllezër duan të ngrënë një kala, por përpjekjet e tyre rezultojnë të kota. Ata punojnë gjithë ditën dhe në mëngjes kalaja është e shembur. Për t’a mbajtur në këmbë ndërtesën e tyre duhet një sakrificë e madhe. Murosja e një gruaje. A do të arrijnë vëllezërit që t’a bëjnë këtë sakrificë sublime për të arritur qëllimin e tyre? Përgjigjen e gjeni vetëm në teatrin e kukullave.

Këtë fundjavë vjen për të gjithë ju fëmijë në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja”:
Shfaqja “Roza dhe fati” 😍

28 Tetor , E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30⏲
29 Tetor, E Dielë , Ora 10 : 30 , 11 : 30⏲

Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Çmimi i biletës : 100 Lekë

Date

28 - 29/10/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Liceu Artistik Jordan Misja

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.