Teatri “Porta e fjalës” te Qendra Rinore “Atelie” Shkodër
Shfaqja ‘Porta e Fjalës’ do të zhvillohet në datën 21.03.2024 në Qendrën Rinore ‘Atelie’, Shkodër. @shkodrarinore
Shfaqja me regji të Ema Andrea tregon për gjyqin publik që i zhvillohet viktimave të dhunës, duke na bërë kështu të gjithëve pjesë të procesit. Dialogu që synohet të hapet nga kjo shfaqje është dialog i nevojshëm për shoqërinë tonë, ndaj ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë.