TEDI PAPAVRAMI
24 KAPRICIOT
nga Niccolò Paganini
PREMIERË ABSOLUTE ![]()
“24 Kapriciot” për violinë solo përbëjnë një nga gurët themelorë të repertorit violinistik botëror, të kompozuara nga Paganini midis viteve 1802 dhe 1817. Kjo vepër monumentale përfaqëson kulmin e virtuozitetit romantik, duke sjellë teknika novatore si ricochet, pizzicato me dorën e majtë, oktavat dhe decimat, në një sfidë të jashtëzakonshme për çdo violinist.
Me një interpretim brilant dhe një ndjeshmëri të rrallë artistike, një nga figurat më të shquara të violinës shqiptare në arenën ndërkombëtare, Tedi Papavrami, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të sjellë këtë kryevepër në një interpretim të plotë.
12 & 13 Maj
Ora 20:00
Salla e TKOBAP-së