Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Tryezë mbi Mekanizmat e Financimit për Artet Pamore në Shqipëri te “Tulla Culture Center” Tiranë

📢 Tryezë mbi Mekanizmat e Financimit
👉🏻29 mars 2024, ju ftojmë te Tulla Culture Center, ku do të prezantojmë hulumtimin (#policypaper) “Mbi Mekanizmat Financiarë për Artet Pamore në Shqipëri”, përgatitur nga Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini. 📃Dokumenti synon vlerësimin e politikave për artet pamore në Shqipëri gjatë pesë vjeçarit të fundit (2019-2023), me fokus analizimin e mekanizmave financiarë ekzistues.

📌Përmes përfshirjes së institucioneve qendrore dhe vendore, donatorëve dhe përfaqësuesve të skenës së artit, tryeza e diskutimit mëton paraqitjen e të dhënave si dhe daljen me rekomandime konkrete për përmirësimin e këtyre mekanizmave.

🙌🏻Ftojmë secilin artist apo punonjës së kulturës të na bashkohet, për të punuar së bashku drejt mekanizmave financues më transparentë, të barabartë dhe të drejtë.

✅Bëhuni pjesë e këtij dialogu thelbësor për progresin e sektorit të arteve pamore në Shqipëri. Pjesëmarrja juaj aktive mund të sjellë ndryshime të rëndësishme!

Date

29/03/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Tulla Culture Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.