“Tulla Visual Art Lab – Children”
Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në hapjen e ekspozitës “Tulla Visual Art Lab – Children” në 24.10.2023, ora 20:00.
Kjo ekspozitë përfaqëson kulmin e një projekti artistik me pesë sesione për fëmijë. Gjatë gjithë projektit, pjesëmarrësit e rinj eksploruan vepra arti bashkëkohore. Ata u frymëzuan nga këto vepra për të krijuar skulptura dhe piktura ekspresive.
Projekti ofroi një mundësi të veçantë për fëmijët që të eksperimentojnë me teknika, mediume dhe materiale të ndryshme artistike. Duke përdorur ngjyra, forma dhe tekstura te ndryshme, fëmijët përcollën interpretimet dhe emocionet e tyre, duke ofruar një rrugë unike për shprehje dhe mësim kreativ.
Date
- 24/10/2023 - 06/11/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Tulla Culture Tiranë