“Ura me tri harqe” te “Universiteti i Arteve”

“Ura me tri harqe”, është një projekt i përbashkët kulturor i tre institucioneve të arsimit të lartë të hapësirës mbarë shqiptare, Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” , Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës dhe zhvillohet në formë rotacioni midis Tiranës Prishtinës dhe Tetovës.
Ky projekt ka lindur në vitin 2000, pas Luftës së Kosovës. Këtë vit është edicioni i XIV i këtij aktiviteti dhe zhvillohet në Universitetin e Arteve në Tiranë. Me gjithë ndonjë ndërprerje që ka patur ndër vite, ky projekt shumë rëndësishëm, është rikthyer sërish si domosdoshmëri bashkëpunimi mes tre institucioneve dhe krijon një mundësi më shumë për shkëmbimin e ideve dhe ndërveprimin praktik, jo vetëm të studentëve, por edhe të pedagogëve dhe pse jo edhe të publikut dhe prej vitesh, ballafaqon artistët e rinj në arte pamore, në arte skenike, film dhe muzikë.
Ju paraqesim kalendarin e aktiviteteve!

Date

16 - 17/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00 - 19:00

Location

Universiteti i Arteve
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart