Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Frekuenca e natës që Tirana po kërkonte

frekuence club tirana berlin

Ju prezantojmë “Frekuence Club”!

Në një qytet që lëviz shpejt, ku gjithçka dokumentohet me një “story”, foto apo video 10-sekondëshe, ekziston një hapësirë në Tiranë që të fton të bësh diçka të pazakontë. Të jetosh momentin pa ekran. Të kërcesh pa menduar për kamerën. Të bisedosh pa ndërprerje nga njoftimet. Të jesh realisht prezent.

Ky është “Frekuence Club”, një nga hapësirat më interesante të jetës së natës në Tiranë, që po krijon një identitet të veçantë të frymëzuar nga kultura underground e Berlinit, si një eksperiencë ndryshe nga “clubbing” i mëparshëm në Tiranë.

Në Berlin, klubet nuk janë thjesht vende për të dalë. Janë eksperienca sociale ku muzika është në qendër dhe njerëzit vijnë për të qenë pjesë e momentit. Pikërisht këtë ndjesi po sjell edhe “Frekuence Club” në qytet. Një atmosferë ku ritmi është prioritet, jo telefoni.

Një nga elementët që e bën “Frekuence Club” të veçantë është filozofia e tij për të reduktuar përdorimin e telefonit gjatë eventeve. Në një kohë kur shumë njerëz ndonjëherë e përjetojnë natën më shumë përmes ekranit sesa realisht, “Frekuence Club” rikthen një ide të thjeshtë por të fuqishme se “momentet më të bukura nuk kanë gjithmonë nevojë të fotografohen.” Kur hyn aty, dritat, tingulli, set-et e DJ-ve dhe energjia e turmës krijojnë një atmosferë që të përfshin natyrshëm. Nuk je aty thjesht për të provuar se po argëtohesh, por se po e ndjen vërtet atë energji.

Muzika është padyshim zemra e “Frekuence Club”. Artistë lokalë dhe ndërkombëtarë sjellin set-e të rrymave elektronike, house, techno dhe tingujve alternativë që sjellin në skenën e jetës së natës në Tiranë frymë ndërkombëtare. Për ata që kanë eksploruar jetën e natës në Berlin, kjo atmosferë do të duket familjare. Për ata që nuk e kanë përjetuar ende, “Frekuence Club” është vendi më i afërt drejt asaj ndjesie.

Por ajo që mbetet më gjatë nuk është vetëm muzika. Është ndjesia e të qenit vetvetja, për të kërcyer, për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar kujtime që nuk maten me vetëm me views. Në një Tiranë që po evoluon vazhdimisht në ofertën e saj kulturore dhe të jetës së natës, “Frekuence Club” po ndërton një komunitet që kërkon autenticitet.

Ndoshta luksin më të madh sot nuk e gjen vetëm te tavolinat VIP apo filtrat perfektë. Ndoshta luks është të vendosësh telefonin në xhep dhe të argëtohesh për disa orë me muzikë, ritëm dhe në një natë që mbetet vetëm e jotja.

Dhe pikërisht aty, “Frekuence Club” po krijon frekuencën e re të Tiranës.

E gjeni të hapur çdo fundjavë, të premte, të shtunën me DJ të ndryshëm dhe të dielën me DJ të rinj, që gjejnë një vend për të promovuar veten dhe punët e tyre.

Këtë fundjavë:

DJ David Elimelech (Berlin) & DJ Signal Ride

DJ Alessandro Cocco & DJ Techken

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.