Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Instrumentistët e “Çel Ensamble” për koncertin – “Ninullat e Natyrës”

Çel Ensemble – “Ninullat e Natyrës”
Pas çdo tingulli që do të dëgjoni në “Ninullat e Natyrës” qëndrojnë artistë që i japin jetë traditës shqiptare me ndjeshmëri dhe mjeshtëri të rrallë!
Instrumentistët e “Çel Ensamble” sjellin në skenë muzikë nga instrumentet karakteristike të Shqipërisë së Mesme, nga tingujt e ëmbël të klarinetës e fizarmonikës, te ritmet e buta të perkusioneve tradicionale.
Me përkushtim ndaj trashëgimisë kulturore dhe një qasje bashkëkohore në interpretim, ata krijojnë një atmosferë intime dhe meditative, ku publiku ftohet të udhëtojë mes ninullave, natyrës dhe shpirtit shqiptar.
Një ansambël që nuk luan vetëm muzikë, por rikthen ndjesi, nostalgji, kujtesë!
Shfletoni për të mësuar cilët janë anëtarët dhe instrumentet që luajnë!
📍 18 Maj 2026
🕖 Ora 19:00
📌 Pranë Qendrës Kulturore të Kishës Orthodhokse, Tiranë
Organizuar nga “Tek Bunkeri”
🎟️ Biletat i gjeni te “Almanart”

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.