“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e pare të muajit maj dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Festa e luleve në Shkodër që vijon prej disa ditësh, “Maratona Rinore 2025” në Elbasan me finalen më 6 maj 2025, Koncert instrumentalo-simfonik “Përtej Tingujve” te TKOB më 5 maj 2025, Java mesdhetare në Tiranë te Parku Rinia gjatë datave 5-7 maj 2025 në Tiranë, Koncert nga Stina koncertore e Orkestrës Simfonike RTSH më 9 maj 2025 pranë sallës koncertore të Universitetit të Arteve, si dhe SoundScape PART III – Let it happen në Gjirokastër.
Filmat e javës do të jenë Filmi “Gli anni belli” & Bisedë me regjizorin te Akademia e Filmit “Marubi” më 5 maj 2025, Tako regjizorët e rinj – “They shall return home” & “Hapat që ndajmë” te Qendra DUA më 5 maj 2025, Shfaqja e filmave dokumentarëve nga studentët e masterit Viti I te Salla Black Box më 7 maj 2025, si dhe Filmi “Autumn Sonata” nga Ingmar Bergman te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi më 8 maj 2025.
Shfaqje teatri përgjatë kësaj jave, do të jenë: Festivali teatror “Gjergj Trola” i shkollave të mesme që dote vijojë në sallën “Black Box” te Universiteti i Arteve, Festival Teatror “TK Rin Art” te “ArTurbina”, Teatri “Klani i të divorcuarve” te “Teatri i Kukullave” më 5-8 maj 2025, Teatri “Ferma e kafshëve” te “Teatri Kombëtar” më 8-10 maj 2025, Teatri “Vrasje në vjeshtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental më 10 e 11 maj 2025.
Ekspozitat e javës do të jenë: Përvoja VR “Caravaggio, in tenebris” te Kub France Tirana nga 15 prill deri më 15 maj 2025, si dhe Përvoja VR “Murgu buzë detit” nga Caspar David Friedrich te KubFranceTirana më 6 maj deri më 31 maj 2025, Ekspozita tribut “ALI OSEKU SUBSTANCE/in memoriam” te Galeria FAB deri më 10 maj 2025, Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Shy-maker” te ZETA Contemporary Art Center, Ekspozitë “Maks Velo dëshmon diktaturën” te Shtëpitë Studio Kadare – Agolli më 6 maj 2025, Ekspozitë fotografike “SHQIPËRIA E BUKUR DHE PRIMITIVE” te COD, Ekspozitë fotografike e historisë së përdorimit të biçikletës te Reja, Tiranë më 8 – 15 maj 2025, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” te Galeria e Arteve Shkodër, Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti te Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh, EXPO – FEST “Melodia e Lashtësisë- Cyla Dyjare nën gunë” nga Qendra SMEK në Brataj, Vlorë.
Takimet, workshop, biseda gjatë kësaj jave do të jenë: Promovimi i librit “Labirint në Tru” te Biblioteka “Marin Barleti”, Shkodër më 5 maj 2025, Prezantim “3 në 1” nga artistë të rezidencës në Tiranë te “Kooperativa e Artit” më 5 maj 2025, Ide të pandryshueshme, lexime dhe reflektime mbi Maks Velo te Muzeu “Shtëpia me gjethe” më 7 maj 2025, Takim i klubit të librit “Bytes & Books” – Teknologjia si valë transformimi” te One Innovation Hub më 7 maj 2025, Konkursi mbarëkombëtar i letërsisë së humorit Niko Nikolla më 7 maj 2025, Punëtoria fotografike “Tiranë, Sa Shumë Ke Ndryshuar” nga Tek Bunkeri më 8 maj 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë teatri “Bon Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” te “Teatri i Kukullave”, aktivitete nga “Cirku Kombëtar”, Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë, si dhe Teatri “Metropol” Tiranë, përgjatë fundjavës, si dhe aktivitete edukuese për “Giro d’Italia” me “Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve”.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club”.
Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, në lokale, bare, restorante, club etj., me muzikë jazz, rock, muzikë të lehtë etj.