“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e dytë të muajit maj dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Koncert “Muzikë dhome” te Holli Universiteti Arteve Tiranë më 12 maj 2025, Stina Koncertore 2025 “Tirana Guitar Trio” te Universiteti i Arteve më 14 maj 2025, Maratona muzikore te Das Schwarze Schaf”delja e zez, Shkodër më 14 deri më 18 maj 2025, Koncert nga kuarteti italian “INDACO” te Torra Veneciane Durrës më 15 maj 2025, Përzgjedhja muzikore e javës te Agimi Underground më 14-18 maj 2025, Vlora Unlocked – Çelja e sezonit turistik më 16-18 maj 2025.
Filmat e javës do të jenë Shfaqja e filmit të animuar “Ilira” te Cineplexx nga Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit më 14 maj 2025, ANNOTAZIONI VIDEO #11 – Caterina Erica Shanta me “Qielli me yje” te Qendra e Artit Agimi më 14 maj 2025, Golden Films – “𝗔𝗹𝗶: 𝗙𝗲𝗮𝗿 𝗲𝗮𝘁𝘀 𝘁𝗵𝗲 𝗦𝗼𝘂𝗹” nga Rainer Werner Fassbinder më 15 maj 2025.
Shfaqje teatri përgjatë kësaj jave, do të jenë: Teatri “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” gjatë datave 14-18 maj 2025, Shfaqja “Nëna kurajë dhe fëmijët e saj” te Universiteti i Arteve më 14 maj 2025, Teatri “KONCERTI” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 16-18 maj 2025, si dhe Teatri “E ke idenë o?” te Teatri Korçë më 18 maj 2025 e do të vijojë gjatë fillimit të javës tjetër.
Ekspozitat e javës do të jenë: Përvoja VR “Caravaggio, in tenebris” te Kub France Tirana nga 15 prill deri më 15 maj 2025, si dhe Përvoja VR “Murgu buzë detit” nga Caspar David Friedrich te KubFranceTirana më 6 maj deri më 31 maj 2025, Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozitë fotografike e historisë së përdorimit të biçikletës te Reja, Tiranë më 8 – 15 maj 2025, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” te Galeria e Arteve Shkodër, Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti te Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh, Ekspozita “Twinkle Twinkle” në Fier.
Takimet, workshop, biseda gjatë kësaj jave do të jenë: Takimi “Në fokus: Kiço Blushi” te Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi më 12 maj 2025, Takimi “Përkthimi është gjuha e Evropës” te COD më 13 maj 2025, Prezantimi i librit nga “𝐿’𝑢𝑜𝑚𝑜 𝑐ℎ𝑒 𝑛𝑜𝑛 𝑑𝑜𝑣𝑒𝑣𝑎 𝑚𝑎𝑖 𝑚𝑜𝑟𝑖𝑟𝑒” – 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝐸𝑛𝑣𝑒𝑟 𝐻𝑜𝑥ℎ𝑒̈𝑠 te Instituti Italian i Kulturës më 13 maj 2025, Takim mbi librin “Rumi – Mjalti Mistik i Lindjes” te Qendra DUA më 14 maj 2025, Punëtoria fotografike “Tiranë, Sa Shumë Ke Ndryshuar” nga Tek Bunkeri më 15 maj 2025, Diskutim libri “Më duaj, por jo vonë” me Mimoza Ahmeti dhe Mimoza Kuchly te biblioteka “Vexhi Buharaja” më 16 maj 2025, Programi – Java e Evropës 2025 – Hapësirë për krijim për Vlora Art Meeting te Galeria e Bregdetit më 16 deri 18 maj 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë teatri Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë, si dhe Teatri për fëmijë “Një letër për stinët” te Teatri “Metropol” Tiranë përgjatë fundjavës.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy si Stand-up Comedy “PUSHTIMI” nga Gent Hazizi te Teatri Metropolit më 13 maj 2025, si dhe pranë “Corner Comedy Club”.
Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, në lokale, bare, restorante, club etj., me muzikë jazz, rock, muzikë të lehtë etj.