George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit.
Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.
Xhorxh Oruell lindi në vitin 1903 në Motihari, në Bengal të Indisë. Emri i tij i vërtetë ishte Eric Arthur Blair.
I ati, Richard Ëalmesley Blair, shërbente si civil për qeverinë britanike. Në vitin 1904, Oruelli u transferua bashkë me nënën dhe motrën e tij në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re e madje botonte edhe në periodikët e kolegjit, por atij nuk i pëqente shkolla.
Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë “Such ëere the Joys” (1968).
Oruelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A hanging” (1931).
Kur Oruelli u kthye në Europë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist.
Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi” dhe në vitin 1933 ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, ai përdori si frymëzim përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi “Doën and out in Paris and London” (1933).
Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Burmese Days” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy.
Gjatë viteve ’30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile.
Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homage to Catalonia”, që u botua në vitin 1938.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC – në, Observer – in dhe Tribune – n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945.
Aty nga fundi i luftës ai shkroi “Fermën e kafshëve” dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci. Ishte “Ferma e kafshëve” që e bëri më në fund të suksesshëm Oruellin.
Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte “Nineteen Eighty – Four”, për të cilin Oruelli tha se ishte shkruar “për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë”. Fatkeqësisht, Oruelli nuk jetoi aq gjatë për të parë sa i sukesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga turbekulozi në Lonër, më 21 janar 1950.
Njihet si shkrimtari me potencial profeti i romanit distopik “1984”, apo alegorinë te “Ferma e kafshëve”.
Përveçse autor i këtyre romaneve dhe disa librave tjerë të rëndësishëm, ishte para së gjithash një eseist.
Me qindra ese të tij të shkruara përgjatë dekadave prekin një larmishmëri të madhe temash, nga letërsia te politika dhe filozofia.
Në njërën prej këtyre eseve, “Pse shkruaj”, jep katër arsye të mundshme
Egoizëm i pastër
Një nga arsyet pse dikush fillon të shkruajë mund të jetë dëshira për t’u dukur i mençur, për të qenë temë diskutimi mes të tjerëve, për t’u kujtuar pas vdekjes, për të sfiduar ata fëmijët popullorë që të injoronin kur ti ishe fëmijë.
Është mashtrim të pretendosh se ky nuk është një motivim për të shkruar, e madje është një motivim i fortë. Shkrimtarët e kanë këtë karakteristikë të përbashkët me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarët, biznesmenët e suksesshëm – me pak fjalë, me bërthamën e njerëzimit.
Pjesa dërmuese e qenieve njerëzore nuk janë shumë egoistë. Pasi arrijnë në moshën tridhjetë vjeç, shumica braktisin ndjenjën e të qenit individualë – dhe jetojnë kryesisht për të tjerët.
Por ka një pakicë të vogël me dhunti, njerëz që me paramendim janë të vendosur të jetojnë jetën e vet si qëllim në vetvete dhe shkrimtarët janë në këtë kategori. Shkrimtarët seriozë, më duhet të them, janë në tërësi më vanitozë dhe e shohin veten si qendra e botës më shumë se sa gazetarët, megjithëse janë më pak të interesuar për para.
Entuziazëm estetik
Perceptimi i bukurisë në botën e jashtme, ose në anën tjetër, te fjalët dhe radhitja e duhur e fjalëve. Kënaqësia në impaktin e një tingulli mbi një tjetër, në fortësinë e prozës së mirë apo në ritmin e një tregimi të mirë. Dëshira për të ndarë një eksperiencë që dikush ndjen se është e çmuar dhe nuk duhet të humbet. Motivi estetik është shumë i dobët mes shumë shkrimtarëve, por dhe një pamfletist apo shkrimtar librash shkollor do të ketë fjalë apo fraza të parapëlqyera të cilat e joshin atë për arsye jo-utilitare; ose ai mund të ndjehet më mirë mbi tipografinë, mbi gjerësinë e anëve, etj. Çdo libër përtej nivelit të një udhërrëfyesi hekurudhash nuk mund të jetë pa të menduar estetik.
Implus historik
Dëshira për të parë gjërat siç janë dhe për të gjetur faktet e vërteta e për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës.
Qëllim politik
Përdorimi i fjalës ‘politike’ në kuptimin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për ta shtyrë botën në një drejtim të caktuar, për të ndryshuar idetë e njerëzve të tjerë mbi llojin e shoqërisë që ata duhet të kërkojnë të kenë. Edhe këtu, nuk mund të ekzistojë një libër i pastër i pandikuar apo i paanshëm politikisht. Mendimi se arti nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën është në vetvete një mendim politik.