Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Takim për promovimin e artit, StandUp Tirana, Shpat Deda në Tiranë, Dua Librin, Koncert Orkestra RTSh, “STILL” nga Brook Velo

evente kulturore prill maj 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 27 prill deri më 3 maj 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” në Tiranë më 27 e 28 prill 2026, Teatri “Shtëpiakë të dëshpëruar” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 27-30 prill 2026, Teatri “Skandal” te Teatri “Metropol” Tiranë më 30 prill – 3 maj 2026, Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 30 prill – 3 maj 2026.

Filmat që do të shfaqen janë: Film “Red Mud” nga Evi Gjoni më 27 prill 2026, Dokumentari “Pal Nikoll Marku – Përgjithmonë” në Fier më 28 prill 2026. Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit prill, Shfaqje e filmit “A Cup of Coffee and New Shoes On” nga Gentian Koçi te COD më 29 prill 2026, Programi i filmave të muajit te Semafori Studio Shop, Shfaqje e filmit “SUSPIRIA” nga Dario Argento te Berk më 29 prill 2026, Shfaqje e filmit “Maria” nga Jessica Palud
te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi më 30 prill 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncerti “Albania Pop Rock” te salla e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 27 prill 2026, Koncert Simfonik nga Orkestra Filarmonike e Elbasanit më 27 prill 2026,“Kanto Poezia” te “Tulla Culture” Tiranëmë 28 prill 2026,“Albanian Dance Competition” në Elbasan më 28 e 29 prill 2026,Koncerti “KATARSIS” nga Shpat Deda & The Private Jets te Universiteti i Arteve më 28 e 29 prill 2026,“Sounds of Tirana” te Pazari I Ri më 29 prill 2026, Koncert premierë kushtuar kompozitorit Shpëtim Kushta te Universiteti i Arteve më 30 prill 2026, Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojrave Popullore dhe Riteve – Edicioni III më 1-2 maj 2026, “Jazz Day with Hemingway” Emanuele Urso “King Of Swing” & His Big Band më 2 maj 2026, Festa e Luleve në Shkodër më 3-6 maj 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “S.T.I.L.L” nga Brook Velo te “Catalyst Story Institute Albania” Tiranë, Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozita “Salvador Dali” te “COD Kryeministri”,  Ekspozita “Between here and there” te COD, Ekspozita “PranverArt” – edicioni 16 te “Galeria e Artit Tiranë”, Ekspozitë “Jo tokë e thjeshtë” – Multimedia te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “Dream Anatomy” nga Alessia Podgorica te Gallery70, Ekspozita “Toka mban” nga Kushtrim Memeti te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita Rrok Zojzi: Ekspedita Etnografike te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozita “Qyteti që m’rri në sy” nga Rozafa Shpuza te Galeria “Oda” Shkodër, Ekspozitë personale “N’MUGË” në Durrës, Ekspozitë personale “Mish dhie” nga Helidon Haliti në Belsh.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Shfaqja e Cirkut” te Teatri i Kukullave më 2 e 3 maj 2026, si dhe priten aktivitete nga Cirku Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Dua Libri – “Tregtari i Venedikut” nga William Shakespeare më 28 prill 2026, Promovimi i librit CASO CHIUSO nga LAURA OLLDASHI te Qendra “Sotir Kolea” më 28 prill 2026, Sesione edukative arti për fëmijë te “KubFranceTirana” më 29 prill 2026, “Si të promovosh vlerat e artit shqiptar, nga Shqipëria drejt diasporës” & Trivia Night me Illyrian Brains & Gjyljana Bakalli më 29 prill 2026.

Festivali “StandUp Tirana” – Nata 1, Nata 2, Nata 3 do të mbahet në Tiranë më 27, 28, 29 prill 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.