Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 13 deri më 19 prill 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 13-16 prill 2026, Shfaqja “Dy artfikësit” te Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë më 13 prill 2026, Teatri “Fausti” te “Teatri Kombëtar” më 13-16 prill 2026, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 13-16 prill 2026, Teatri “Kërdia” në Gjirokastër më 13-16 prill 2026.
Filmat që do të shfaqen janë: Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit prill, Shfaqja e filmit gjerman “24 Weeks” te Qendra e Artit Agimi më 17 prill 2026, Programi i filmave të muajit te Semafori Studio Shop, si dhe “Italian Screens – Il nuovo cinema italiano” në Tiranë, Vlorë, Shkodër.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert recital “Kohë të çrregullta” nga Ekland Hasa te TKOB më 14 prill 2026, “Zorba the Greek” te TKOB më 15 prill 2026, “Zorba – The Greek” në Teatrin “ Petro Marko” Vlorë më 16 prill 2026, Balkan Jazz Showcase – Edicioni i 6-të më 16-19 prill 2026, Muse-X Festival në Tiranë, 17-19 prill, Koncert Instrumental-Simfonik nga Rafael Aguirre & Orkestra Simfonike e TKOBAP te Teatri i Operas dhe Baletit më 18 prill 2026, Koncert “Verdi & Puccini Night Gala” nga Orkestra RTSH më 19 prill 2026.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “S.T.I.L.L” nga Brook Velo te “Catalyst Story Institute Albania” Tiranë, Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozita “Salvador Dali” te “COD Kryeministri”, Ekspozitat “Çfarë vjen përpara elegancës” & “Karakteri i nënvetëdijes” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Dream Anatomy” nga Alessia Podgorica te Gallery70, Ekspozita “Toka mban” nga Kushtrim Memeti te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “ËNDËRR” nga Thomas Krempke te Grupi ATA, Kamez, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita Rrok Zojzi: Ekspedita Etnografike te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozitë personale “N’MUGË” në Durrës.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Cirku Kombëtar – “Parada e mrekullive”, Cirku Kombëtar – Inteligjenca artificiale më 11 e 12 prill 2026, “Meri Popins” te Teatri i Kukullave më 18 e 19 prill 2026, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” dhe Teatri “Metropol” Tiranë.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Eventet e muajit prill në Gjirokastër, Trajnim për krijimin e karikaturave nga Endri Beqo te “Tek Bunkeri”, Eventet e muajit prill te “Vila 31 x Art Explora”, Info Session – “Creative Europe – European Cooperation Projects 2026 (CREA-CULT-2026-COOP)” më 15 prill 2026, Sesione edukative arti për fëmijë te “KubFranceTirana” më 15 prill 2026, Prezantim dhe diskutim mbi librin “Guximi për Pakënaqësi” te Libraria Babel, Tiranë më 16 prill 2026, Lectio magistralis “Jeta dhe vepra e akad. Zeqirja Ballata” më 17 prill 2026, Inaugurimi i teatrit të hapur “Mirush Kabashi” më 17 prill 2026.
Stand up comedy nga Marsijon Durmishi te Vila 44 do të mbahet më 16 prill 2026.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



