“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e parë të muajit korrik dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Koncert diplome nga Elisabeta Tuga te Universiteti i Artevemë 1 korrik 2025, “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës” Durrës më 1 dhe 4 korrik te kisha “Shën Luçia” Durrës, Balet “Cantata” nga Mauro Bigonzetti te TKOB më 1 e 2 korrik 2025, Koncert nga STINA KONCERTORE E ORKESTRËS SIMFONIKE RTSH te TKOB më 4 korrik 2025, “Gjirokastra Rocks Festival 2025” te “Odeoni” Gjirokastër më 5 korrik 2025,“Vala Fest” në Durrës më 4 e 5 korrik 2025 te Sfinksi, Tregime Fshati në Lekbibaj “Rritet lulja përmbi gur” më 4 e 5 korrik 2025, “Metrosound 9” me Gabriel Posso te “Tunel Terrace” Tiranë më 5 korrik 2025.
Shfaqjet e teatrit gjatë kësaj jave, do të jenë si në vijim: “Albamono International Monodrama Festival 2025” më 23-30 qershor 2025 në Pogradec e Maliq, Teatri “Klani i të divorcuarve” te Arturbina më 30 qershor – 2 korrik 2025, Shfaqja “Testamenti i ri” nga Violeta Trebicka te Arturbina më 3-5 korrik 2025, “Taksisti” nga Teatri “Mund të bëhet” te Pedonalja e Qytetit, Berat më 4 korrik 2025.
Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Shfaqja e filmit A CUP OF COFFEE AND NEW SHOES ON te Vila 31-Art Explora më 1 korrik 2025, Filmi “Exile” & bisede me regjisorët Gentian Koçi dhe Visar Morina te Vila 31-Art Explora më 2 korrik 2025, Shfaqja e filmit “Identiteti Gri” te Kinema Gjirokastër në datat 1-8 korrik 2025, Shfaqje publike e filmave studentorë, produksione të vitit akademik 2024-2025 te Akademia e Filmit Marubi më 3 korrik 2025, kinematë verore si: Movie Night “Mike and Dave Need Wedding Dates” te Chateau Fasel më 3 korrik 2025, Programi i Filmave Java 1 te OPEN AIR TIRANA, REJA dhe Filmat e javës te “Open Sky Cinema” Pogradec përgjatë gjithë javës, si dhe filmat e fundjavës te “Kinomeer” te Sektori Rinia, Durrës.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: VR – Historia e fshehur të Gjyqit të Rivonia-s te KubFrance Tirana për Nelson Mandelën dhe Walter Sisulu, Ekspozita “Kadare në artet figurative” te COD, Ekspozitë memesh me Lolitën tek Bunkeri, Ekspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” Tiranë, Ekspozita “Si pllum” nga Nora Bzheta te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave” nga Enzo Cucchi te COD Kryeministri, Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “PSYCHOMNEMONIC MACHINE” nga THEO NAPOLONI te Galeria e Bregdetit Radhimë, Ekspozita nga grupi “Muri” në Berat, Eternal Eden te Muzeu Historik Shkodër.
Dhe përgjatë kësaj jave do të vijojnë aktivitetet për fëmijë si: Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë, aktivitete nga Cirku Kombëtar në Dimal apo dhe nga Teatri i Kukullave në Vlorë dhe Divjakë.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Bisedë mbi ekspozitën Enzo Cucchi-t “I soli di tutte le terre” te COD më 1 korrik 2025, si dhe Filmi “Exile” & bisede me regjisorët Gentian Koçi dhe Visar Morina te Vila 31-Art Explora më 2 korrik 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!