Italian Screens, Teatri “Si ne të dy”, “Misa a Buenos Aires”, International Student Film Festival, Sofra e Tiranës, STILL nga Brook Velo

eventet kulturore të javës 20-26 prill 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 20 deri më 26 prill 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” në Tiranë më 20 prill 2026, Teatri “Shtëpiakë të dëshpëruar” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 20-22 prill 2026, Komedia e zezë “Si ne të dy” nga Violeta Trebicka te ArTurbina më 22-26 prill 2026, Teatri “Zërat e tokës” – Dita Ndërkombëtare e Tokës më 22 prill 2026, Teatri “Skandal” te Teatri “Metropol” Tiranë më 23-26 prill 2026, Teatri “Familja Astari” në Tiranë më 25 e 26 prill 2026.

Filmat që do të shfaqen janë: Kineastja – Filmi suedez “Sami Blood” më 20 prill 2026, Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit prill, “Italian Screens – Il nuovo cinema italiano” në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Programi i filmave të muajit te Semafori Studio Shop, “International Student Film Festival in Tirana” më 21-24 prill 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Rin Show 2026” Korçë, Koncert gala “Tre tenorët spanjollë” më 21 prill 2026, Koncert “Muzë e Shpirtit të Lirë” në Elbasan më  22 prill 2026, Koncert “Impuls” nga Orkestra Frymore në Durrës më 22 prill 2026, Musical “Mamma Mia” nga studentët e Universitetit të Arteve më 22 prill 2026, Koncert “Rikthim në Lice” në Tiranë më 23 prill 2026, Koncerti “Beethoven Tirana” nga Orkestra Simfonike RTSH te Universiteti i Arteve më 24 prill 2026, “Misa a Buenos Aires” me Vikena Kamenicën & Enada Hoxhën te TKOB më 24 e 25 prill 2026, “Face 2 Face” në Tiranë më 24 prill 2026, Exhale Tirana më 25 prill 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “S.T.I.L.L” nga Brook Velo te “Catalyst Story Institute Albania” Tiranë, Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozita “Salvador Dali” te “COD Kryeministri”,  Ekspozita “Between here and there” te COD, Ekspozita “PranverArt” – edicioni 16 te “Galeria e Artit Tiranë”, Ekspozitë “Jo tokë e thjeshtë” – Multimedia te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “Dream Anatomy” nga Alessia Podgorica te Gallery70, Ekspozita “Toka mban” nga Kushtrim Memeti te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita Rrok Zojzi: Ekspedita Etnografike te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozitë personale “N’MUGË” në Durrës.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Cirku Kombëtar – Energjia e Cirkut dhe Cirku Kombëtar – Spektakli i iluzionit më 25 e 26 prill 2026, Shfaqje teatrale me kukulla te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 24-26 prill 2026, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Masterclass vokal me dirigjentin Andrea Solinas më 20 e 21 prill 2026, Eventet e muajit prill te “Vila 31 x Art Explora”,  Eventet e muajit prill në Gjirokastër, Eventet e muajit prill te “Vila 31 x Art Explora”, Programi mujor i teatrit te Teatri “Migjeni”, Sesione edukative arti për fëmijë te “KubFranceTirana” më 22 prill 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.