“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.
Kjo është java e tretë e marsit, ku kryefjala e aktiviteteve do të jenë teatrit, koncertet, aktivitetet për fëmijë apo dhe ekspozitat.
Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.
Shfaqjet e teatrit që do të shfaqen gjatë kësaj jave, janë: Teatri “15 ditë prilli” te “Teatri Kombëtar” më 20-23 mars 2025, Teatri “Probleme me pijen” te Teatri “Metropol” Tiranë më 20-23 mars 2025, si dhe “Vrasje në vjeshtë” pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” më 21-23 mars 2025.
Filmat që do të shfaqen, do të jenë: Kineastja – “Vathikofto” nga Ioanna Kryona më 17 mars 2025, Filmi “Furacaku” nga Renis Hyka te Kinema “Millenium” Tiranë më 17 mars 2025, Filmi “Parrullat” nga Gjergj Xhuvani & Bisedë me Ylljet Aliçkën më 18 mars 2025, Cikli “Kinemaja Frankofone” – “Qetësisht” nga Teddy Lussi-Modeste pranë Akademisë së Filmit “Marubi” më 19 mars 2025 me hyrje të lirë.
Sa i përket aktiviteteve për fëmijë, do të jepet filmi “Checker Tobi dhe udhëtimi i tij drejt lumenjve fluturues” pranë Qendrës së Artit “Agimi” nga “Goethe Zentrum” më 18 mars 2025, me hyrje të lirë. Musical “Matilda” te Teatri “Migjeni” Shkodër do të jepet përgjatë datave 18-21 mars 2025. Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë do të jepet më 20-23 mars 2025. Shfaqje premierë te “Teatri i Kukullave” dhe Kartolinë për 65 vjetorin e “Cirkut Kombëtar” pranë “Teatrit Kombëtar” do të jepen në fundjavë.
Koncertet, muzika nuk do të mungojnë as gjatë kësaj jave, ku do të përmendim Koncert nga Xhovana Marku, Ardita Bufaj, Ilir Kodhima te “Universiteti i Arteve” më 18 mars 2025 me hyrje të lirë, International Albanian Brass Festival, edicioni i 10-të te Universiteti i Arteve më 19 mars 2025 pranë Sallës “Black Box”, Koncert Recital nga Era Kume më 20 mars 2020 pranë Hollit të Universitetit të Arteve, Western Balcony Party me DJ Frita te “Kub France Tirana” Piramida më 20 mars 2025, Koncert nga “Orkestra Simfonike RTSH” me pjesë nga Beethoven & Schuman më 21 mars 2025 me hyrje të lirë pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve, Mbrëmje muzikore korale “Në pranverë” nga “BujArt Choir” pranë Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës më 21 mars 2025, si dhe Festa “Sokaku i qejfit” në Gjirokastër më 22 mars 2025. Gjithashtu Dren Abazi do të mbajë një koncert pranë “Tulla Culture Center” më 21 mars 2025. Folie Electronic – DJ Anfisa Letyago te Parku Olimpik “Feti Borova” Tiranë do të zhvillohet më 21 mars 2025, si dhe një koncert me muzikë klasike në Gjirokastër.
Ekspozitat e hapura janë: Muaji i Frankofonisë te “Kub France Tirana” Piramida me Archi VR La Ville Savoye, Notre Dame de Paris: Voyage dans le passe, Kinoscope, Ekspozita “Pe në Sy” nga Blerta Kambo te “Kub France Tirana” Piramida, Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, POLIDROM – Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve pranë “Parking Art Gallery”, “Prestanome” nga Helidon Haliti te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “The real superhero” te TULLA – Culture Center, Ekspozitë “ReRe-Art” te Tulla Center, Showcase Art Boulevard te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë, Ekspozita “aDigital Perspective” në Tiranë, Ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos te “COD Kryeministri”, Ekspozitë “ATO PA KËNGË” te Qendra e Artit Agimi, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Twinkle” te “Galeria e Arteve” Shkodër, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë, “Berat – New York” nga Arben Golemi në Berat.
Sa i përket takimeve, trajnimeve, diskutimeve, Prezantim projekti dhe leksion i hapur “Love space and motion” më 18 mars 2025, Dita Botërore e Poezisë me poezi të Pasolinit dhe Pascolit më 18 mars 2025 pranë “Institutit Italian të Kulturës”, Takim “What’s left” nga “Shkodra Arthouse” pranë “Berk Botime” më 19 mars 2025, Bisedë për librin “I rënë nga qielli” te Librari Valentini me Enkel Demin më 19 mars 2025, ZËRAT | Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit më 19 mars 2025 te “Tek Bunkeri”, Promovim libri “Mon amour” nga Arben Imeri më 20 mars 2025 pranë “Shtëpisë Studio Kadare”, “Panairi i Librit të ri, të vjetër dhe të përdorur” nga “Pika pa Sipërfaqe” më 21 e 22 mars 2025, Bisedë me poeten franceze Laure Cambau te “Qendra e Librit” më 21 mars 2025, si dhe Trajnim mbi industrinë muzikore dhe kreative në Angli te Qendra DUA do të mbahet më 22 mars 2025 nga disa artistë dhe ekspertë të artit.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy si “Komedianë të përkohshëm” më 20 mars 2025, si dhe pranë “Corner Comedy Club”.
Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Konkursi Mbarëkombëtar i Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i I-rë 2025, THIRRJE E HAPUR nga Fora Magazine ”REFLEKTIME MBI IDENTITETIN” deri më 30 mars 2025, Konkursi Ndërkombëtar i Letërshkrimit për të Rinjtë “Imagjinoni se jeni oqeani deri më 5 maj 2025, Thirrje për projekte filmike pranë “Qendrës Kombëtare Kinematografike” dhe Thirrje për Projekte Kinematografike te QKK deri më 28 mars 2025, Thirrje për projekte “Mbështetje për përkthimin e veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj – QKLL” deri më 31 mars 2025, Thirrje publike për projekte artistike të bazuara në vepra të William Shakespeare pranë “Teatrit Kombëtar” deri më 11 prill 2025.
Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të jetës së natës që do të vijojë në bare, lokale, restorante, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri si “Tiki Bar” Tiranë, Libraria Tiranë, Voodoo Rock Tiranë, “CinCin Bar” Tiranë, “Whisky Bar” Tiranë, “Tunel Music Venue” Tiranë, LOST Tiranë, Magic Club Tiranë, Meliá Durrës, Marquess Resto-Lounge etj.
Për këto dhe më shumë, mos harroni: “Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!