Mik Festival, MaltoFonikë Street Party, Nur ndër Maja, VR, filma verorë, stand-up – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e dytë të muajit korrik dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Frymon Festival” në Tiranë përgjatë datave 8-13 korrik 2025 me koncertin përmbyllës te TKOB, Koncert instrumental nga Virtuozët Elbasanas & Kuarteti i Harqeve “Mansius” në Elbasan më 8 korrik 2025, Gjon Mili Jazz & Blues Festival më 8-10 korrik 2025, Festa e Xixëllonjave më 8 e 9 korrik në Berat,  Koncert “Retro Film” në Shkodër më 8 korrik 2025 me muzikën e filmave, Koncert “Bonded through Music” nga Sara Paymán te Qendra e Artit Agimi më 9 korrik 2025, “Vox Baroque” te TKOB më 10 korrik 2025, Programi i Festivalit MIK në Korçë nën drejtimin e artistes Inva Mula më 10-13 korrik 2025, Koncert nga STINA KONCERTORE E ORKESTRËS SIMFONIKE RTSH më 11 korrik 2025 në Tiranë, MaltoFonikë Tirana Street Party – Asgjë sikur Dielli, Grupi Na, Lynx, Frank Ibrahimi, Niki Zaimi më 11 korrik 2025 në zonën e ish-Bllokut, “Show Veror” në Vlorë më 11 korrik 2025, “Nur ndër maja” me Bojken Lako në Theth, Shkodër më 12 korrik 2025, VESPA PARADE TIRANA 2025 më 12 korrik 2025, Eventi komunitar “Kopshti Zanor” te Liqeni Artificial më 12 e 13 korrik 2025, Soundscape – Chriss V b2b Bani D më 12 korrik 2025 në Gjirokastër, “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës” Durrës më 13 korrik 2025, Electronic Boat Adventure – DJ Destro, DJ Oxaaa, DJ Onloooop në Vlorë më 13 korrik 2025.

Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Filmat e së martës te Semafori Studio Shop, AniBar on Tour te “Soma Vinyl Station” më 8 korrik 2025, filmit “Identiteti Gri” te Kinema Gjirokastër deri më 8 korrik 2025, Dokumentari ‘Horizontet e Kureshtjes’ nga Brunilda Liçaj te Kinemaja e Gjirokastrës më 10 korrik 2025, MOVIE NIGHT nga NETFLIX te Tunel Terrace më 9 korrik 2025, Nata e filmit “Paradise” nga Boris Kunz te Bunkeri më 9 korrik 2025, “Open Cinema” 2025 në qytetin e Gramshit më 10-12 korrik 2025, Filmi “Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush” te “Goethe Zentrum” Tiranë më 10 korrik 2025, kinematë verore si: Filmat e javës te “Open Sky Cinema” Pogradec përgjatë gjithë javës, Programi i Javës 2 në #OpenAirTirana⁣ si dhe Filmat e javës te “Kinomeer” Sektori Rinia.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë:  VR – Historia e fshehur të Gjyqit të Rivonia-s te KubFrance TiranaEkspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë  deri më 10 korrik 2025, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” TiranëEkspozita “MOTHER NOT AN ARTIST ARTIST NOT A MOTHER” nga Albe Hamiti te Bazament Art Space, Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “PSYCHOMNEMONIC MACHINE” nga THEO NAPOLONI te Galeria e Bregdetit Radhimë, Ekspozita “Realiteti arsimor në Lezhë përmes pikturave” te Qendra HANA Lezhë, EKSPOZITA LOUSTAL ME 120 KM/ORË në Korçë, Ekspozita e Nënqytetit te Galeria e Artit, Pogradec .

Dhe përgjatë kësaj jave do të vijojnë aktivitetet për fëmijë si: Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë,  aktivitete nga Cirku Kombëtar në qytete të ndryshme të vendit.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë:  Mbrëmje poezie franceze me Almanart më 10 korrik 2025 pranë “KubFranceTirana”, Programi i aktiviteteve artistike të korrikut te Vila 31 x Art Explora për një bisedë me Bashkim Shehun dhe fundjavën e hapur për publikun, Afterworkd – Edon Qesari dhe Sokol Çunga te Libraria “Albas” më 10 korrik 2025, CreativeMornings #Mentor me Albi Çifligu te Librari BABEL më 11 korrik 2025.

Stand-up comedy e javës do të jenë Stand-up comedy nga Gent Hazizi te Teatri Kombëtar më 9 korrik 2025, si dhe java e fundit Stand-up comedy nga Arlinda Reçi “All about corner” te Corner Comedy CLub, Anton Bello “Nata e historieve anonime” , Orestia Stefani “Roast Night”,  Panajot Vasili e Dario Haruni .

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart