“Carmina Burana”, “Vala Fest”, Kayak Fest”, muzikë, koncerte, kinema verore – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e fundit të muajit qershor dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: KONCERT FESTIV – Dita Botërore e Muzikës në Elbasan më 23 qershor 2025, “Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore” në Lushnje më 23 e 24 qershor 2025,  Koncert nga Orkestra e Harqeve te Amfiteatri Antik më 24 qershor 2025, Koncert nga studentët e muzikës më 25 qershor 2025, Festivali Folklorik Polifonia Labe “Bilbilat këndojnë në Bënçë” më 25 e 26 qershor 2025, “Carmina Burana” te TKOB më 25 e 26 qershor 2025, Hapja e Art Station nga MUZE’ te Akademia e Arteve, Tiranë më 26 qershor 2025, Koncerti “Tingujt e Mesdheut në Tiranë” – “Alt’n beats & Marecanto” project më 26 qershor 2025, “Kayak Fest Albania” në Prespë më 27-29 qershor 2025, Tirana Fest 2025 në Sheshin Skënderbej më 27 e 28 qershor 2025, Vala Fest 2025 në Shkodër më 27 e 28 qershor 2025, festivali folklorik i këngëve, valleve, koreve & orkestrave te Sheshi “Liria” Durrës, “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës” Durrës më 27 qershor 2025 te Kisha “Shën Luçia” Durrës.

Shfaqjet e teatrit gjatë kësaj jave, do të jenë si në vijim: Teatri “Klani i të divorcuarve” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 23-26 qershor 2025, Teatri “Vrasje në vjeshtë” në Shkodër më 23 e 24 qershor 2025, Komedia “Makaronat e Shejtanit” nga Klajdi Malellari te Teatri i Metropolit më 24 qershor 2025, Shfaqja teatrale “Testamenti” nga Violeta Trebicka te Teatri “Bylis” Fier më 25-27 qershor 2025, si dhe “Albamono International Monodrama Festival 2025” më 23-30 qershor 2025 në Pogradec e Maliq.

Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Shfaqja e filmit Sworn Virgin (2015) në Kinostudio më 23 qershor 2025, Golden Films – Filmi “Investigation of a citizen above suspicion” Elio Petri te Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” Tiranë më 26 qershor 2025, Filmat e përzgjedhur nga AniBar on Tour te Vila 31 më 26 qershor 2025 e më 28 qershor 2025 në “Wave Travel KS”, Jalë, kinematë verore si: Filmi “Scary Movie” te CHATEAU FASEL më 25 qershor 2025,  “Open Air Tirana” te “Reja” Tiranë më 27 qershor 2025, si dhe Filmat e javës te “Open Sky Cinema” Pogradec përgjatë gjithë javës.

Java Kulturore Franceze do të zhvillohet përgjatë datave 14-24 qershor 2025 kryesisht në qytetin e Korçës, ku ka patur ekspozita VR, balet, ekspozita, DJ, workshop si VR “Eternal Notre-Dame” te Galeria e Arteve Digjitale Korçë, Java Kulturore Franceze – EKSPOZITA LOUSTAL ME 120 KM/ORË,  BALET BASHKËKOHOR: “TIME OUT” nga Lyli Gauthier, DJ CAPTAIN XXI DHE VIJING NGA PIL’Z etj.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” TiranëEkspozita “Si pllum” nga Nora Bzheta te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave” nga Enzo Cucchi te COD Kryeministri, Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ceremonia e ndarjes së çmimeve nga Tirana Photo Festival, Ekspozita nga grupi “Muri” në Berat

Dhe përgjatë kësaj jave do të vijojnë aktivitetet për fëmijë si: Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë,  Cirku Kombëtar në Krujë më 24 qershor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë:  DISKUTIM PUBLIK ME MANUELA PICQ te BERK më 23 qershor 2025, Bisedë me Diana & Fatmir Miziri nga Adela Demetja te Galeria e Arteve, Tiranë më 24 qershor 2025, PREZANTIM LIBRI DHE EKSPOZITË PERSONALE nga Andi Papastefani më 24 qershor 2025, Klubi “Dua Libri” – “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera më 24 qershor 2025, Promovimi i librit “E ardhmja” të antropologut francez Marc Augé te Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë më 24 qershor 2025, Lexojmë Martin Camaj te Soma Vinyl Station më 24 qershor 2025, Programi i aktiviteteve artistike të qershorit te Vila 31 x Art Explora ku do të ketë një bisedë me pianistin Robert Bishën më 25 qershor 2025 dhe fundjavën e hapur,Konferenca ÇËSHTJA ÇAME – Histori, Kujtesë dhe Ndërgjegje Kombëtare te Tirana International më 26 qershor 2025, Punëtori Fanzine e ekspozitës “Venus” te Muzeu “Marubi” Shkodër më 26 qershor 2025, Creative Mornings “PUNK” me Joni Shanaj te Librari BABEL më 27 qershor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.

Do të ketë gjithashtu të ketë stand-up comedy  Stand-up comedy “Mon Qershi” te Comedy Thursday më 26 qershor 2025 te “Tunel Terrace” si dhe te “Corner Comedy Club”.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart