Java e parë e prillit – Muzikë, teatër, filma, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e parë të muajit prill dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.

Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si Koncert & promovim albumi nga “Rool Music” më 3 prill 2025, Shqip Hop Fest – “The Game” në Tiranë më 5 prill 2025, Koncert nga kuarteti i harqeve “FABRIK” te Teatri i Kukullave te Tiranes më 3 prill 2025, Koncerti “Il Tramonto del Barocco nell’Armonia Delle Doppie Ance” më 5 prill 2025 pranë Hollit të Teatrit të Operas dhe Baletit, si dhe Opera “Rozafa” nga ORKESTRA E HARQEVE E RTSH më 4 prill 2025.

Shfaqjet e teatrit të javës do të jenë:  Festivali Teatror “Mediums” – Shfaqja ‘How I Learned To Drive’ Nga Paula Vogel Te Cod më 1 Prill 2025, Teatri “7 Minuta” Te Teatri “Migjeni” Shkodër më 2 Prill 2025, Shfaqja “Streha E Nemun” Te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 3-4 Prill 2025, Teatri “Probleme Me Pijen” Te Teatri “Metropol” Tiranë më 3-6 Prill 2025, Shfaqja E Drames “Braktisja E Dytë” Te Teatri Eksperimental më 5 Prill 2025.

Filmat e javës do të jenë: Filmi “Eternal Sunshine Of The Spotless Mind” Te Qendra “Dua” Tiranë më 1 Prill, Shfaqja E Filmit “Të Dashuruarit Në Urë” Nga Leos Carax Te Akademia E Filmit Marubi më 5 Prill 2025, Shfaqja E Filmit “Pasaporta” Në Jugun E Shqipërisë Mm 5 E 6 Prill 2025 në Vlorë.

Aktivitetet për fëmijë do të përfshijnë Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë te QKLL më 2 prill 2025, Teatri “PYLLI I MISTERSHËM” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 2 prill 2025 dhe 5-6 prill 2025, Sfilatë kostumesh “Unë jam një lule” te Teatri i Kukullave më 2 prill 2025, Film i animuar për fëmijë “Udhëtim drejt shtëpisë” te Teatri Korçë më 2-6 prill 2025, Teatri “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 5 e 6 prill, si dhe priten aktivitete nga “Cirku Kombëtar” dhe Teatri “Metropol”.

Takimet, konferencat, workshop nuk do të mungojnë si: Promovimi i librit “Ata që mbijetuan” te UET më 2 prill 2025, Diskutim Tek Bunkeri – “Efektet ndërbreznore të traumës së komunizmit në Shqipëri” më 2 prill 2025, Sesion informimi mbi thirrjet e hapura nga programi Creative Europe më 3 prill në Korçë, Takim mbi “Historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve” më 3 prill 2025, Mbrëmje poetike me Ina Baqoshin më 3 prill 2025, Pasta Party te Hotel Colombo, Berat për “Berat Half Marathon”, Trajnimi mbi Interpretimin e Trashëgimisë dhe Storytelling te MuZEH Lab, Durrës më 5 e 6 prill 2025.

Ekspozitat e hapura janë: Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi te COD, Showcase Art Boulevard te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë, Ekspozita “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë” te Biblioteka Publike “Marin Barleti Shkodër, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër.

Nuk do të mungojnë as Stand-up Comedy kryesisht te “Corner Comedy Club” në Tiranë.

Jeta e natës nuk do të mungojë pranë “Tiki Bar” Tiranë, Spy Speakeasy Tiranë, Libraria Bar Tiranë, Amazonic Tirana, Juliette Cocktail Bar Tiranë, “Charls Bistro” Tiranë, “Whisky Bar” Tiranë, “J’Adore” Tiranë, “Bliss Lounge” Tiranë, Mayfair, “CinCin Bar” Tiranë, “Perla Tattoo Bar” Tiranë, “Puls Night Club” Tiranë, AVA CLUB, Urgjenca, “Tunel Music Venue” Tiranë, “Cinco Cavalli Club” Tiranë, Foresta Grid,  “Old Town” Durrës, Marquess Resto-Lounge Durrës, OMA Dyrrachium Durrës, “Black Door Pub” Durrës, “Kultura Bistro” Shkodër.

Në kategorinë “Thirrje për projekte” mund të gjeni njoftime me rëndësi për ju që doni të gjeni projekte të ndryshme artistike.

Ju falenderojmë që na ndiqni! Mos harroni që “Arti dhe kultura me 1 click” e gjeni vetëm te “Almanart”!

Almanart