Java në fokus – VR, koncerte, festival filmi, teatër e konkurse teatri për të rinj, stand-up, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e fundit të muajit prill dhe fillimit të muajit maj dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.

Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Gigi D’Alessio në Tiranë më 28 e 29 prill 2025 te “Pallati i Kongreseve”, “MOVE ALBANIA” nga Shoqata Mega Art te Qendra Kulturore Prrenjas, “Maratona Rinore 2025” në Elbasan, Koncert nga Fakulteti i Muzikës UART te Pallati i Kultures, Lezhë më 30 prill 2025, Koncert nga “Tirana Wind Octet” te Teatri i Kukullave më 30 prill 2025, Live rock nga “Rusty Halo” te Perla Tattoo Bar më 1 maj 2025, I Komandanti” – Vasco Rossi Tribute Band te “Cedar Bar” Tiranë më 2 maj 2025, “Swing Marathon 7th Edition” – Andrra në Tren me nisje nga Tirana, drejt Shkodrës, si dhe
“Locked in Paradise” me DJ të famshëm vendas & të huaj në Dajt më 2 e 3 maj 2025 e “Qeflinjtë e pavarur” me DJ Gawdx & DJ Teelco në Vlorë më 3 maj 2025.

Filmat e javës do të jenë Kineastja – “Zana” nga Antoneta Kastrati më 28 prill 2025 te “HotSpot Tirana”, si dhe Tirana Mediterranean Film Festival përgjatë datave 1-4 maj 2025 te Qendra e Artit “Agimi”, ku do të ketë masterclass e punëtori të ndryshme, krahas konkurrimit të filmave të kategorive të ndryshme, si dhe filma të restauruar shqiptarë.

Shfaqje teatri përgjatë kësaj jave, do të jenë: Festivali teatror “Gjergj Trola” i shkollave të mesme që dote vijojë në sallën “Black Box” te Universiteti i Arteve,  Festival Teatror “TK Rin Art” te “ArTurbina”, Teatri “Klani i të divorcuarve” te “Teatri i Kukullave”, Festivali Teatror “Mediums” – Dokumentati teatral “8%” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli”, Teatri “Rrëfimet e Gjonit” te Teatri “Metropol” Tiranë më 29 e 30 prill 2025, Shfaqja e teatrit “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” te Teatri Metropol më 1-4 maj 2025, Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në Tiranë më 1-4 maj 2025, Teatri “Ferma e kafshëve” te “Teatri Kombëtar” më 2-4 maj 2025, Teatri “KONCERTI” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 2-5 maj 2025.

Ekspozitat e javës do të jenë:  Përvoja VR “Caravaggio, in tenebris” te Kub France Tirana nga 15 prill deri më 15 maj 2025,  Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi te Galeria e Artit Tiranë që nis më 30 pirll 2025, Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi te COD, Ekspozita “Invictus: Lume Blloshmi etj” nga Adela Demetja te “Vila 31”, Ekspozita e Kosta Koçit te “Zeta Contemporary Art Center” Tiranë, Ekspozita “Rrëshqitje” nga Dea Shubleka & Jsononi te Qendra e Artit “Agimi” TiranëEkspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” te Galeria e Arteve Shkodër.

Nuk do të mungojnë takimet, workshop, biseda si: Takim me Ag Apollonin te Universiteti “Aleksandër Moisiu” – Durrës më 28 prill 2025, Roli i redaktorit në procesin e botimit të librit shqip me Anxhela Lepuri & Artemisa Bushi më 28 prill 2025, Nata e poezisë te Qendra “Dua” Tiranë, “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit” në Shkodër më 29 prill 2025 si dhe  në Tiranë më 30 prill 2025 e  në Elbasan më 2 maj 2025 , Klubi i Librit “Dua” – “Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom më 29 prill 2025, Takim nga Qendra e Studimit të Arteve te Akademia e Shkenca, Tiranë më 30 prill 2025, Dua Skenar – “Hollywood Style” më 2 maj 2025, si dhe Skena Workshop – Edicioni X përgjatë 28 prill 2025 – 2 maj 2025.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë  Teatri për fëmijë “Ma jep dorën, pranoje botën time” te “Teatri i Kukullave” më 29 prill 2025, si dhe priten aktivitete nga “Teatri i Kukullave”, “Cirku Kombëtar”, Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë, si dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club”, Stand-up comedy “Humor burgu” te “Tunel Music Venue” më 30 prill 2025, si dhe Stand-up Comedy “50… pa pak” nga Edi Oga në Vlorë më 3 maj 2025.

Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, në lokale, bare, restorante, club etj.

Në kategorinë “Thirrje për projekte” mund të gjeni njoftime me rëndësi për ju që doni të gjeni projekte të ndryshme artistike.

Ju falenderojmë që na ndiqni! Mos harroni që “Arti dhe kultura me 1 click” e gjeni vetëm te “Almanart”!

Almanart