“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e fundit të muajit maj dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
Kjo është java ku festohet 1 qershori e njohur si “Dita Ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve” ku do të ketë disa aktivitete si: Festivali Teatror “Mediums” – Teatri për fëmijë “Tre” pranë “Teatrit të Kukullave” më 28 maj 2025, Teatri për fëmijë “3 derrkucët” në Tepelenë më 31 maj 2025, Festivali i 63-të i fëmijëve te Teatri “Migjeni” Shkodër më 30, 31 maj e 1 qershor 2025, Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë në fundjavë, Teatri për fëmijë “Hirushja” te “Teatri i Kukullave” në fundjavë, Teatri për fëmijë “Një letër për stinët” te Teatri “Metropol” Tiranë në fundjavë, “Sfilata e luleve” në Shkodër më 31 maj 2025, Ekspozitë “Shkodra mbi 2 rrota” në Shkodër më 1 qershor 2025.
Shfaqjet e teatrit gjatë javës do të jenë: Shfaqja “KËRKOJ VRASËS PËR NËNËN” te Teatri Migjeni, Shkodër më 26 maj 2025, Teatri “E ke idenë o?” te Teatri Korçë më 27, 29, 30 maj 2025, Komedia “Kërkohet një tenor” nga Armand Bora te ArTurbina më 28-30 maj 2025, Teatri “Pleqëri me kusure” te Teatri “Bylis” Fier më 30, 31 maj e 1 qershor 2025, Shfaqja e teatrit “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” te Teatri Metropolmë 30, 31 maj e 1 qershor 2025, si dhe Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 31 maj e 1 qershor 2025.
Filmat e javës do të jenë:Shfaqja e filmit “Hive” nga Blerta Basholli në Kinostudio më 26 maj 2025, Filmi “Zyshë e Dashur” te Qendra e Artit “Agimi” më 26 maj 2025, Golden Films – “Aguirre, the Wrath of God” më 29 maj 2025 te Akademia e Filmit “Marubi”, si dheTakim me regjizorët e rinj – Renis Hyka më 29 maj 2025 te Qendra “Dua” Tiranë.
Koncerte, aktivitete muzikore gjatë kesaj jave do të jenë:Stina koncertore 2025 – Koncert nga klasa e fizarmonikës më 26 maj 2025, Koncert “Një urë notash mes Shqipërisë dhe Italisë” te TKOB më 26 maj 2025, Programi “The Cloud Festival” edicioni i 9-të te REJA që vijon deri më 31 maj 2025 çdo mbrëmje, International Albanian Brass Festival – Edicioni X “14 këngë popullore” te COD më 26 maj 2025, “Kaleidoscope & Suitë në re” te TKOB më 26-28 maj 2025, Enrico Rava me Fearless Five – Live në Tiranë më 27 maj 2025 me hyrje të lirë, “Sequeze e Frequenze” në Shqipëri përgjatë datave 28 maj – 1 qershor 2025, Koncert “Duo Piano” të pianisteve Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj më 28 maj 2025, “Vjosa ime” koncerti “On the Road” nga Robert Bisha te Pallati i Kulturës, Tepelenë më 30 maj 2025, “Portret Koncert” me Zamir Kabon & Dejon Bendaj te TKOB më 31 maj 2025, si dhe &ME dhe Adam Port live te Liqeni Artificial i Tiranes më 31 maj 2025.
Java e Evropës 2025 do të vijojë me aktivitete të ndryshme si: “Vëndçe”, dokumentari i regjisorit Lorin Terezi, që ndjek nga afër përgatitjet e grupit polifonik të Pilurit për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, me 28 maj 2025 te Kinema “Millennium” Tiranë dhe me 30 maj 2025 në Pilur, Himarë, me hyrje të lirë, Rona Nishliu dhe Gent Rushi me koncertin e muzikës jazz “JALBOZ” më 27 maj 2025 te Teatri “Migjeni” Shkodër, më 28 maj 2025 te Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë dhe më 29 maj 2025 te salla “Black Box” Tiranë me hyrje të lirë, teatri “Gjuha mëmë” nga Ema Andrea, Aida Talliente e Elvira Buonocore më 26 maj 2025 te Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë dhe me 27 maj 2025 te “ArTurbina” Tiranë, performanca “Mes hapash dhe hijesh” nga was bleibt kollektiv | Gentian Doda më 29 maj 2025 te sheshi pas “Teatrit të Kukullave” Tiranë dhe më 30 maj 2025 te sheshi pas Sarajeve të Vrionasve Berat, bisedë mbi muzikën dhe filmin në Shqipëri më 28 maj 2025 te “Europe House”, si dhe ekspozitat “Love is the same” nga Blerta Kambo te “Vila 31”, “Kah shkojnë dallëndyshet?” nga Redina Qose te “Tulla Culture Center”, “Pikënisje të paqarta” nga Olsi Hoxha te “Minus Art Space”.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Përvoja VR “Murgu buzë detit” nga Caspar David Friedrich te KubFranceTirana si dhe Përvoja VR “Ito Meikyu” te “Kub France Tirana”, Ekspozita “Nga bohemizmi te përjetësia” te COD, Ekspozita “Paradis Artificiel” – “Parajsa Artificiale” te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Udhët” – Edicioni VIte Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Shtigje të bigëzuara” nga Alban Hadinaj te Galeria “Zeta” Tiranë, Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti te Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “South by the Sea 4: Eternity and a Day” te Galeria e Bregdetit, Rradhimë, Ekspozita “Stinët shqiptare” nga Sadik Kasa në Berat, Ekspozitë nga Agron Polovina te Galeria “Vilson Kilica”, Fier.
Sa i përket takimeve, diskutimeve, bisedave, do të zhvillohen: Takim për librin “Kronikë e një vdekje të lajmëruar” nga Gabriel García Márquez te Qendra Dua më 27 maj 2025, Diskutim libri – “Autoritarizëm në tranzicion” nga Përparim Kabo më 27 maj 2025, Artist talk me Blerta Kambo “Jeta e të tjerëve” te HOTSPOT Tirana më 27 maj 2025, “Lasgush Poradeci, Zogu i qiejve, mes pikturës dhe poezisë” te “Akademia e Shkencave” më 27 maj 2025, Takim me lexuesin – Irena Shabani më 27 maj 2025, “Vinyl Talk: Muzika që Preku Ndërgjegjen” më 27 maj 2025 te “Tek Bunkeri”,Monografia “Kinemaja para gjyqit” nga Jonida Gashi te Akademia e Shkencave më 28 maj 2025, Workshop nga Culture and Creativity for the Western Balkans te Galeria e Artit Korçë më 28 maj 2025, Leksion i hapur nga Edison Çeraj “NË PRAG Nga socrealizmi në kërkim të…” Tek Bunkeri më 28 maj 2025, Projekti “Spektri i dijebërjes së Xhubletës” te “Albanian Night”, në Tiranë më 29 maj 2025, Punëtoria fotografike “Tiranë, Sa Shumë Ke Ndryshuar” nga Tek Bunkeri më 29 maj 2025, Takim mbi kinemanë “Të Flasësh për kinemanë jo si industri, por si gjuhë” te VILA 31 me praninë e Erenik Beqirit dhe Saimir Karahodës me 29 maj 2025.
Stand-up comedy nuk do të mungojnë si: Stand-up comedy “Lulëkuqet mbi Tunel” nga “Comedy Thursday” te “Tunel Terrace” më 28 maj 2025, Stand-up comedy nga Orestia Nano & Arlinda Reçi te Corner Comedy Club më 30 maj 2025, Stand-up comedy nga Anton Bello te Corner Comedy Club më 31 maj e 1 qershor.
Kjo javë shënon dhe hapjen e sezonit turistik në qytetin e Pogradecit si dhe në Fier, ku do të ketë aktivitete muzikore e argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, me nisjen e sezonit turistik, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, beach bare, club e club verore.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”!