Kala Festival, Eagle Beat Festival, UNUM, koncerte, DEA Film Festival – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e dytë të muajit qershor dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit gjatë kësaj jave, do të jenë si në vijim: Teatri ”ÇFARË PA KRYESHËRBËTORJA” te Teatri “Skampa” Elbasan më 10 qershor 2025, Teatri “15 ditë prilli” në Fier më 11 e 12 qershor 2025, International music theatre festival te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 11, 13-15 qershor 2025, Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në Tiranë pranë “Teatrit Kombëtar” më 12-15 qershor 2025.

Sa i përket filmave, festivaleve të filmave, Festivali i Filmit “Dea” Open Air International Film Festival do të mbahet në datat 9-13 qershor 2025 pranë Amfiteatrit të Universitetit të Arteve, si dhe pranë Qendrës së Artit “Agimi”, Kineastja – Filmi “Lemon Tree” nga Rachel Walden më 9 qershor 2025 pranë zyrave të “Catalyst Stories Albania” në Kinostudio, Filmi “Pa Va Heng, The Dust of Modern Life” (2021) në kuadër të “Programit të muajit qershor” te Vila 31 x Art Explora më 12 qershor 2025, si dhe Shfaqja e filmit “Sans Soleil” nga Chris Marker te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi  në kuadër të programit “Golden Films” më 12 qershor 2025. Gjithashtu pritet hapja e kinemave verore të ndryshme.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Kala Festival 2025në Dhërmi përgjatë datave 4-10 qershor 2025, “UNUM 2025” në Shëngjin përgjatë datave 5-9 qershor 2025,  Koncert nga Kuarteti i Harqeve “ERINYS” te Teatri i Kukullave më 10 qershor 2025, Koncert etno-musical “Zare” te TKOB më 10 qershor 2025, Anjuna Deep Explorations Festival më 12-17 qershor 2025 në Dhërmi dhe Gjipe, Live performance nga Michelle Gurevich te Sheshi i Katedrales më 12 qershor 2025, Koncert gala nga Marigona Qerkezi te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit më 12 qershor 2025, Eagle Beat Festival te Liqeni Artificial i Tiranës më 13-15 qershor 2025, “Tregime Fshati” në Zogaj, Shkodër më 13 e 14 qershor 2025, “Minus 303” për të përndjekurit politikë në Elbasan më 13 qershor 2025, “Spirit of Balkan Festival” në Korçë më 13 e 14 qershor 2025, Albania guitar festival me “Luís Robisco & Ekaterina Záytseva” te Salla “Tonin Harapi”, Tiranë më 13 qershor 2025,  “Colourday Festival 2025” më 14 qershor 2025, “Sofra e Tiranës” te Pallati i Kongreseve më 14 qershor 2025, Koncert “Piano solo” nga Robert Bisha te TKOB më 14 qershor 2025, si dhe Programi i aktiviteteve artistike të qershorit te Vila 31 x Art Explora me oborrin e hapur në fundjavë.

Java Kulturore Suedeze do të zhvillohet gjatë 13-18 qershor 2025, me aktivitete të ndryshme që priten të publikohen për të qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore që do të zhvillohen në Shqipëri. Gjithashtu ky do të jetë “Muaji i Palestinës” me disa aktivitete që do të zhvillohen te “Tek Bunkeri” Tiranë.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media instituteEkspozita “Shtigje të bigëzuara” nga Alban Hadinaj te Galeria “Zeta” Tiranë, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” TiranëEkspozita “Ide e vagët” nga studentë të pikturë kavaleti te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “Si pllum” nga Nora Bzheta te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave” nga Enzo Cucchi te COD Kryeministri, Ekspozita “United by art” nga Nana Furiya & Peter Uchnar te Galeria Kalo, Ekspozita “Abito Mari” nga Fabrizio Bellomo, Ekspozita “South by the Sea 4: Eternity and a Day” te Galeria e Bregdetit, RradhimëEkspozitë nga Agron Polovina te Galeria “Vilson Kilica”, Fier.

Dhe përgjatë kësaj jave do të vijojnë aktivitetet për fëmijë si: Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë, Teatri për fëmijë “3 derrkucët” në Koplik më 11 qershor 2025, Finalja e konkursit “Unë jam ngjyra” te “Teatri i Kukullave” më 15 qershor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovimi i librit “Dritëhije dashnie” nga Albina Roshi te Libraria Adrion më 9 qershor 2025, prezantimi i librit “Kinemaja para gjyqit: Nga kinokronikat e gjyqeve të popullit te filmat e vigjilencës” te “Vila 31 x Art Explora” më 10 qershor 2025, Konferenca e I-rë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin më 11 e 12 qershor 2025 pranë Universitetit të Arteve, Leksion i hapur nga Edison Çeraj “NË PRAG Nga socrealizmi në kërkim të…” Tek Bunkeri më 11 qershor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, me nisjen e sezonit turistik, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, beach bare, club e club verore.

Pritet gjithashtu të ketë stand-up comedy kryesisht te “Corner Comedy Club”.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart