“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të muajit qershor dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit gjatë kësaj jave, do të jenë si në vijim: Teatri i të Rinjve në Teatrin “Migjeni” duke nisur nga data 16 qershor 2025 e në vijim, Teatri “Çfarë pa kryeshërbëtorja” në Tiranëpranë Teatrit Kombëtar më 17-20 qershor 2025.
Sa i përket filmave, festivaleve të filmave, do të ndiqni: Filmi “Zonja nga qyteti” te Kinemaja Verore e DPA-së më 16 qershor 2025, Shfaqja e filmit “Lulet plastike” nga Ylljet Aliçka te #COD më 17 qershor 2025, “Ekrani i Artit” që do të zhvillohet gjatë datave 18-22 qershor 2025 në qytetin e Shkodrës pranë “Shkodra Art House” e disa vendndodhjeve të tjera, Filmi “Wings of Desire” nga Wim Wenders te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi më 19 qershor 2025, si dhe Filmat “5 1sha” dhe “Edhe Minjtë Flenë” nga Dionis Prifti te Qendra e Artit Agimi më 20 qershor 2025.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Anjuna Deep Explorations Festival Dhërmi dhe në Gjipe,
Festivali folklorik Ndërkombëtar i këngëve dhe valleve te Amfiteatri Antik në Durrës, “Festivali Artistëve të Rrugës 7” te Sheshi Skënderbej më 18-20 qershor 2025, Koncert në piano solo nga Robert Bisha te Teatri Korçë më 19 qershor 2025, “Mall” nga Linda Rukaj & Arben Bajraktaraj te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” më 19 qershor 2025, Kandavia Festival “Skena popullore & Skena elektronike” në Fushë Studen, Librazhd më 20-22 qershor 2025, “Festa e Qershisë” në Mbreshtan, Berat më 20 qershor 2025, “Minus 303” për të përndjekurit politikë te Teatri “Migjeni” Shkodër më 20 qershor 2025, Koncerti “Serenatë mbi Liqen” te Shetitorja, Pogradec më 20 e 21 qershor 2025, Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH me dirigjente Beatrice Venezi te Teatri i Operës & Baletit më 21 qershor 2025, Shfaqja “Mall” nga Linda Rukaj & Arben Bajraktaraj në Kavajë më 21 qershor 2025, Koncert live nga Bujar Qamili te Stadiumi “Loro Boriçi” – Shkodër më 21 qershor 2025.
Java Kulturore Suedeze do të zhvillohet gjatë 13-18 qershor 2025, me aktivitete të ndryshme që priten të publikohen për të qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore që do të zhvillohen në Shqipëri si: Koncert nga Jenny pjesë e “Ace of Base” në Tiranë që pritet me shumë interes nga publiku shqiptar, si dhe Workshop “Ruajtja e së kaluarës, formësimi i së ardhmes” në Gjirokastër më 16 qershor.
Gjithashtu ky do të jetë “Muaji i Palestinës” me disa aktivitete që do të zhvillohen te “Tek Bunkeri” Tiranë, si dhe te “Berk”.
Java Kulturore Franceze do të zhvillohet përgjatë datave 14-24 qershor 2025 kryesisht në qytetin e Korçës.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” Tiranë, Ekspozita “Si pllum” nga Nora Bzheta te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave” nga Enzo Cucchi te COD Kryeministri, Ekspozita “United by art” nga Nana Furiya & Peter Uchnar te Galeria Kalo, Ekspozita “Abito Mari” nga Fabrizio Bellomo, Ekspozitë “Re-used & Upcycled” nga Altin Tila te Qendra e Artit Agimi më 16-18 qershor 2025, Ekspozita personale nga Fatmir Vasjari te Galeria e Artit Pamor, “Nikolet Vasia” Durrës, Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
Dhe përgjatë kësaj jave do të vijojnë aktivitetet për fëmijë si: Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë, Cirku Kombëtar në Kavajë më 17 qershor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Prezantimi i librit “Praktika e Vlerësimit të Monumenteve” nga Prof. Pirro Thomo te UPT më 16 qershor 2025, Programi i aktiviteteve artistike të qershorit te Vila 31 x Art Explora me biseda me artistë dhe fundjavën e hapur për publikun, Sufizmi në Tingull: Një Mbrëmje Dëgjimi dhe Reflektimi Tek Bunkeri më 17 qershor 2025, “Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit” te Hamami i Durrësit më 19 qershor 2025, Bisedë mbi librin “Të vërtetat e luftës sime” nga Kadri Cakrani te Muzeu “Onufri” Berat më 21 qershor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, me nisjen e sezonit turistik, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.
Pritet gjithashtu të ketë stand-up comedy kryesisht te “Corner Comedy Club”.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!