“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të muajit maj dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
Shfaqjet e teatrit që do të jetë përgjatë kësaj jave, do të përfshijë: Teatri “E ke idenë o?” te Teatri Korçë më 19, 20, 24, 25 Maj 2025, Teatri “Klani i të divorcuarve” te Teatri “Bylis” Fier më 19-21 Maj 2025, Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me premierën më 21 maj 2025 e për të vijuar deri më 25 maj 2025, Shfaqja e teatrit “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” te Teatri Metropol më 22-24 maj 2025, Komedia “E ke idenë o” te Salla e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” më 23 maj 2025, Komedia “Kërkohet një tenor” nga Armand Bora premierë te ArTurbina më 22-25 maj 2025, si dhe Shfaqja “KËRKOJ VRASËS PËR NËNËN” te Teatri Migjeni, Shkodër me premierën më 25 maj 2025.
Filmat e festivalet e filmit përgjatë javës, do të jenë: Filma të restaruruar shqiptarë te “Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit” Tiranë më 19 Maj 2025, Shfaqja e dokumentarit “SANS SOLEIL” nga Chris Marker te Qendra DUA më 19 maj 2025, “Nightflix Film Festival” në Tiranë përgjatë datave 21-24 Maj 2025 pranë Qendrës së Artit “Agimi”, Shfaqja e filmit “Lesvia” te Vila31 më 22 maj 2025, Golden Films “Cléo de 5 à 7” nga Agnès Varda te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi Tiranë më 22 maj 2025, si dhe Shfaqja e filmit “LADY D” nga Fatmir Koçi te Kinema Millennium me premiere më 23 maj 2025.
Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Festa e Bletës te Katundi i vjetër, Rubik më 19 e 20 maj 2025, Stina koncertore 2025 – Koncert nga klasa e fagotit më 20 maj 2025 pranë Hollit të Universitetit të Arteve, Stina koncertore 2025 – Nata e kitarës më 21 maj 2025 pranë Sallës koncertore të Universitetit të Arteve, Programi “The Cloud Festival” edicioni i 9-të te REJA përgjatë datave 21-31 maj 2025 në Tiranë, Programi i MOTO FEST 2025 – SHKODËR përgjatë datave 22-24 maj 2025, Koncert nga grupi “Belinfante Quartet Netherlands” më 22 maj 2025, pranë RTSH, Stina koncertore 2025 – Koncert nga Orkestra e Harqeve më 22 maj pranë Sallës koncertore të Universitetit të Arteve, “Vjosa n’Fest” në Memaliaj më 23 e 24 maj 2025, STINA KONCERTORE E ORKESTRËS SIMFONIKE RTSH te Salla e Universitetit të Arteve më 23 maj 2025, “Opera Gala” nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit te teatri “Petro Marko” Vlorë më 23 maj 2025, Stina Koncertore – Koncert nga studentët e kantos më 24 maj 2025, si dhe Nordstern presents: Mahmut Orhan live in Tirana më 24 maj 2025.
Nga data 17 deri më 31 maj, Java e Evropës 2025 do të jehojë përmes muzikës, lëvizjes, arteve vizuale dhe historive – duke krijuar një hapësirë që të gjithë ta përjetojnë kulturën së bashku, me shfaqje teatri, ekspozita, koncerte etj. në Tiranë, Kamëz, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pilur (Himarë) dhe Berat.
Ekspozita gjatë javës do të jenë: Përvoja VR “Murgu buzë detit” nga Caspar David Friedrich te KubFranceTirana, Ekspozita “Nga bohemizmi te përjetësia” te COD, Ekspozita “Paradis Artificiel” – “Parajsa Artificiale” te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Udhët – Edicioni VI” te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozitë fotografike “Transformime: Dy Perspektiva nga Ballkani” te Galeria ZETA, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti te Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Emocion jete” nga Sidita Islami në Shkodër më 19 maj 2025, Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” te Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, Ekspozitë qeramike “Prekje dhe kujtesë” nga Laura Sllamniku Kryeziu te Galeria ODA më 24 maj 2025, Ekspozita “South by the Sea 4: Eternity and a Day” te Galeria e Bregdetit, Rradhimë, Ekspozita “Stinët shqiptare” nga Sadik Kasa në Berat.
Takime, biseda, workshop do të jenë Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Muzeu në shesh më 19 maj 2025, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor dhe Dialogut te REJA më 20 maj 2025, Takim me autoren Rumena Bužarovska mbi librin e saj, “Burri im” te Europe House Tirana më 20 maj 2025, Leksion i hapur nga Edison Çeraj “NË PRAG Nga socrealizmi në kërkim të…” Tek Bunkeri më 21 maj 2025, Konferenca studentore “Gjyshet dhe gjyshërit dhe paradigma e tyre edukuese” te Fakulteti i Edukimit, UAMD më 22 maj 2025, Promovimi i librit me poezi “Njësoj si unë” nga Beti Plepçi te Qendra Rinore Arka Shkodër, Promovim i librit “Ose ne” nga Manjola Lloja Bushati te COD më 22 maj 2025, Punëtoria fotografike “Tiranë, Sa Shumë Ke Ndryshuar” nga Tek Bunkeri më 22 maj 2025, Takim “Culture Connected” te “Innovation Hub” Piramida më 23 maj 2025, Tregime fshati në Rabdisht, Dibër më 23 e 24 maj 2025, Takim me autoren Anila Mullahi për libra për fëmijë më 23 maj 2025, Festivali i Letërsisë “ZaNa” në Shkodër më 23 e 24 maj 2025, Aktivitet letrar “Në gjurmët e Mjedës” te Kompleksi Muzeal Ndre Mjeda, Kukël më 24 maj 2025.
Priten të ketë aktivitetet për fëmijë të organizuara nga Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” e Teatri “Metropol” Tiranë.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club”.
Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, në lokale, bare, restorante, club etj., me muzikë jazz, rock, muzikë të lehtë etj.